Rrahu dhe bëri për spital një 42-vjeçar, arrestohet autori në Maliq

18/07 12:28
Credits to Apollon TV
Rrahu dhe bëri për spital një 42-vjeçar, arrestohet autori në Maliq

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, për “Plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Në pranga ka rënë Blenard Hasandoçaj, pasi në bashkëpunim me disa perosna të tjerë ditën e djeshme në fshatin Zëmblak, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. H., 46 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë, ditën e djeshme në fshatin Zëmblak, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.