Rrahën policin dhe tentuan t’i merrnin pistoletën nga brezi, togat e zeza të Beratit lënë në burg 4 vëllezërit problematikë

17/04 14:34
Credits to Apollon TV
Rrahën policin dhe tentuan t’i merrnin pistoletën nga brezi, togat e zeza të Beratit lënë në burg 4 vëllezërit problematikë

Gjykata e Beratit hep masën e sigurisë arrest me burg për 4 vëllezërit Marini, të cilët dy ditë më parë rrahën efektivin e Policisë Julian Xhelili dhe tentuat t’i merrnin armën e shërbimit nga brezi. Për pasojë, polici mbeti i plagosur në këmbë.

Tre vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, kanë dalë sot para togave të zeza dhe janë njohur me masën e sigurisë, ndërsa vëllai i katërt është në arrati, por gjykata ka dhënë dhe për të të njëjtën masë.

Si ndodhi ngjarja

Tre vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, janë konfliktuar fillimisht me fqinjët e tyre, të cilët i qëlluar me gurë duke u shkaktuar lëndime fizike. Menjëherë, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat ka shkuar një patrullë policie.

Aty tre vëllezërit Marini u janë vërsulur policëve dhe kanë dhunuar njërin prej tyre, 24 vjeçarin Julian Xhelili, të cilit më pas kanë dashur ti marrin armën e shërbimit nga brezi, shkruan neësbomb.al. Burimet bëjnë me dije se tre vëllezërit kanë dashur të qëllojnë me armën e policit Xhelili kolegët e tij.

Kjo konfirmohet dhe nga ekspertiza që ka bërë grupi i hetimit në vendngjarje. Efektivi i patrullës Julian Xhelili pavarësisht konforntimit fizik me tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini e ka mbrojtur me çdo kusht armën e shërbimit, duke mos lejuar t’ia merrnin.

Në këtë moment pistoleta ka bërë qitje të pavullnetshme dhe për pasojë efektivi është plagosur në këmbë. Gëzhoja nuk ka dalë nga arma e shërbimit e policit Julian Xhelili, fakt ky që tregon se polici e ka mbrojtur armën dhe nuk ka lejuar që vëllezërit Marini t’ia merrnin, duke shmangur kështu një ngjarje akoma më të rëndë.

Efektivi i patrullës së Policisë së Beratit ka marrë një plagë hyrëse në këmbë, e shkaktuar nga plumbi i armës së tij të shërbimit, plagë me puqitje, pra gryka e tytës së pistoletës ka qenë e puthitur me këmbën e policit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.