
Rrahën me sende të forta një person gjatë trazirave të tifozëve, prangosen 2 holandezët

Policia e Tiranës ka prangosur 2 holandezë me akuzën plagosja e rëndë me dashje.
Këta persona, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta shtetasin A. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.