Roskovec investohet per ndertimin e apartamenteve sociale per te pastrehet me financimin e entit kombëtar të banesave!

27/08 16:00
Credits to Apollon TV
Roskovec  investohet per ndertimin e apartamenteve sociale per te pastrehet me financimin e entit kombëtar të banesave!

Bashkia Roskovec bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për herë të parë ndërtojnë nje pallat me 30 hyrje për familjet e pastreha.

Strehimi ka qene një problem shqetësues për pushtetin vendor ne Roskovec, i cili pas ndertimin e pallatit do të arrij te përmbushë nje pjesë të kërkesave per strehim shprehen banorët e qytetit. Sipas tyre ky investim do të mundësoj per here te pare pas 33 vitesh zgjedhjen e problemit të strehimit per familjet e pastreha.

Rreth 88 milion leke me TVSH eshte vlera e fondit të investimit nga qeveria per programin e strehimit “banesa me kosto të ulët” te cilat do t’i marrin të pastrehët e qytetit shprehet specialisti i punimeve.Ai vlersone zbatimin e projektit per ndertimin e pallatit me 6 kate me nga 5 apertamente banimi per cdo kat, i cili sipas tyre do të mundësoj per here te para zgjedhjen e problemit të strehimit per familjet e pastreha.

Objekti i projektuar per banesa sociale per familjet e pastreha do te jete gati per te pritur banoret e rinje qe jane pjese e kontigjentit të familjeve te pastreha pas 480 dite punimesh e thene ndryshe pas rreth 1 viti e gjysmë eshte shprehur specialisti i projektit.Sipas te njeri burim ky pallat do të ofroj 30 apartamente me cilesore dhe me te gjitha standardet bashkëkohore të banimit .

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.