ROSKOVEC, HOXHA: UJËSJELLËSI I RI DO TË FURNIZOJË ME UJË TË PIJSHËM 24 ORË PA NDËRPRERJE BANORËT

18/07 18:51
Credits to Apollon TV
ROSKOVEC, HOXHA: UJËSJELLËSI I RI DO TË FURNIZOJË ME UJË TË PIJSHËM 24 ORË PA NDËRPRERJE BANORËT

Po shkojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Ujësjellësit të ri në Roskovec. Sipas drejtorit Isa Hoxha, pompa e re e fuqishme që do të lidhet me rrjetin kryesor për të furnizuar depon qëndrore , do të furnizojë me ujë cilësor 24 orë pa ndërprerje rrjetin e brendshëm shpërndarës të qytetit. Po sipas të njëjtit burim zyrtar, investimi për rrjetin e ri të ujësjellësit do të përmirësojë cilësinë e shërbimit të furnizimit me ujë për qytetarët , do të garantojë ujë pa ndërprerje në rrjetin publik në 24 orë, do të eleminojë humbjet në rrjet dhe do të sigurojë faturimin real të sasisë së konsumuar të ujit nga qytetarët nëpërmjet matësave të rinj të parashikuar në vlerën e investimit të projektit. Ujësjellësi i ri i Roskovecit , do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë të pijshëm , pas një periudhe të vështirë të trashëguar, ka pohuar zoti Hoxha teksa ka theksuar se ujësjellësi i ri do të nxjerrë jashtë përdorimit edhe depozitat mbi pallate.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.