ROSKOVEC, FERMERËT NË LUAR E VIDHISHTË TË PAINFORMUAR PËR SKEMËN E NAFTËS FALAS NË BUJQËSI

26/05 18:12
Credits to Apollon TV
ROSKOVEC, FERMERËT NË LUAR E VIDHISHTË TË PAINFORMUAR PËR SKEMËN E NAFTËS FALAS NË BUJQËSI

<span;>Mungesa e informacionit për shpërndarjen e naftës falas në bujqesi ka lënë jashtë kësaj skeme shumë fermerë kultivues të tokave bujqësore. Sipas tyre ata janë njohur me skemën mbështetëse të naftës në bujqësi vetëm gjatë kohës së shpërndarjes , nëpërmjet kartave individuale të fermerëve pas aplikimit. Jemi të braktisur dhe të harruar nga shteti shprehen fermerët e fshatrave Luar dhe Vidhishtë. Sipas tyre nuk informohen dhe këshillohen nga specialistët e bujqësisë të Bashkisë Roskovec dhe as nga ara të seksionit bujqësor të cilët kurrë nuk i kanë takuar madje dhe as i kanë parë. Ndërkohë që ka dhe fermerë që e konsiderojnë të domosdoshme , por kërkojnë që ajo të jetë e vazjdueshme dhe efektive në shërbim të fermerëve.Fermerët shprehen se e blejnë me të ardhurat familjare naftën që përdoret në bujqësi me cmim të papërballueshëm për tregun, teksa shtojnë se ky fakt rrit koston e prodhimeve bujqësorë. Shteti duhet të përdorë mekanizma funksionalë që nafta në bujqësi të shkojë atje ku duhet dhe tu shërbejë të gjithë fermerëve kultivues.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.