ROSKOVEC, BUFI: GODINA E RE E BASHKISË, DO TË RRISË PERFORMANCËN E SHËRBIMIT

24/07 19:51
Credits to Apollon TV
ROSKOVEC, BUFI: GODINA E RE E BASHKISË, DO TË RRISË PERFORMANCËN E SHËRBIMIT

Mirë se keni ardhur në godinën e re të Bashkisë Roskovec dhe ju falënderoj që merrni pjesë në prezantimin e rolit dhe funksionit të këtij institucioni dhe performancës së shërbimeve publike për qytetarët nga qeverisja lolale . Kështu ka thënë kryetarja e bashkisë , Majlinda Bufi në takimin e organizuar në kuadër të veprimeve për javën e festës së qytetit. Sipas saj objekti i bashkisë së re është i dyti në historinë e këtij institucioni pas godinës së parë të shërbimit civil në njësinë e qeverisjes vendore Roskovec në periudhën e monarkisë të ndërtuar nga mbreti Zog në vitin 1926, e ruajti të njëjtin funksion përdorimi deri në kohën e ndërtimit të godinës së re të bashkisë pas ndarjes territoriale. Pasi foli për projektin e qeverisë dhe këmbënguljen e saj për financim për godinën e re , kryebashkiakua u ndal te kushtet bashkëkohore të mjediseve për një sistem të integruar të shërbimeve publike për qytetarët , te rritja e performancës së shërbimeve për të realizuar pritshmëritë nga punonjësit e administratës për një qeverisje të mirë dhe të hapur lokale , në funksion të rritjes së integritetit publik. Kreu i organit ekzekutov të bashkisë Roskovec , vlerësoi në të njëjtën kohë dhe punën e të gjithë drejtuesve të pushtetit lokal në vite në shërbim të qytetarëve , portretet e të cilëve do të qëndrojnë të ekspozuara në hollin e kësaj bashkie. Në këtë veprimtari të organizuar për prezantimin e projektit të kryetarëve ndër vite foli edhe deputetja e PS në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima. Aktiviteti vijoi me dhënien e cmimit nderi i qarkut Fier, Ibrahim Bufit për pjesëmarrje dhe kontribut të cmuar patriotik në kryengritjen antiosmane di edhe të certifikatave të mirënjohjes. Të pranishmit pjesëmarrës në këtë aktivitet u njohën dhe me mjediset e zyrave të punës së punonjësve të administratës së bashkisë dhe ambienteve moderne të shërbimeve publike për qytetarët.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.