Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë problematika në Krujë, përmbyten banesat dhe qindra hektarë tokë

02/07 8:58
Credits to Apollon TV
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë problematika në Krujë, përmbyten banesat dhe qindra hektarë tokë

Reshje të dendura shiu ka pasur në të gjithë vendin mbrëmjen e djeshme, ku ka shkaktuar dhe problematika.

Reshjet e shiut kanë qenë të dendura në Krujë, ku janë përmbytur disa banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Bëhet me dije se shkak i përmbytjeve në qytetin e Krujës është bërë mospastrimi i kanaleve kulluese.

Në disa banesa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerren e ujit nga disa banesat apo nga garazhet. Ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive të shiut.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.