
Reshje shiu, në zonat malore dëborë, mësoni si do të jetë moti për sot


Moti do të jetë me vranësira mesatare me reshje shiu në zonën perëndimore, në zonat malore do të vijojnë reshjet e borës në pjesën e parë të ditës.
Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të ulëta.
Temperaturat:
Zona malore -1/4
Zona e ulët 5/12
Zona bregdetare 7/12 gradë Celcius.