Reshje në të gjithë territorin dhe rritje e lehtë temperaturash, ky është parashikimi i motit

30/12 7:09
Credits to Apollon TV

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët që do të sjellë reshje në të gjithë territorin, ku me intensitetin më të lartë do të jenë në zonat jugore gjatë pasdites. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.