
Reshje dhe temperatura të ulëta/ ARRSH: Bllokohen akset rrugore kombëtare


Sipas detajeve të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar akset rrugore kombëtare, Skuraj-Burrel, Peshkopi-Qaf Draje, Librazhd –Zgosht, për shkak të reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer gjatë natës dhe temperaturave të ulëta janë bllokuar.
Sipas të dhënave në rajonin jugor janë rikthyer reshjet e shiut gjatë natës, ndërkohë që në atë veriorin temperaturat kanë qenë të ulët gjë që ka sjellë ngrica të mëdha nga pesha e të cilave kanë rënë shtylla dhe pemë në rrugën Bajram Curri-Valbonë, ku është bërë ndërhyrja e menjëhershme me mjete e punëtorë që të kthejnë qarkullimin e mjeteve në gjendje normale.
Megjithatë është duke u punuar për të bërë sa më shpejt të jetë e mundur pastrimin e tyre./Shqiptarja