RENEA ‘blindon’ Vlorën! Aksion nëpër lokale, në pranga 5 persona të armatosur!

18/09 17:32
Credits to Apollon TV
RENEA ‘blindon’ Vlorën!  Aksion nëpër lokale, në pranga 5 persona të armatosur!

Pesë persona janë shoqëruar ndërsa 2 pistoleta janë sekuestruar nga forcat RENEA në Vlorë mbërmjen e të dielës. RENEA kreu kontrolle në disa zona të qytetit të Vlorës dhe ndaloi edhe vëllanë e ‘Tesit të Selenicës’, i konsideruar edhe si i forti i zonës në fjalë. Bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar të paktën pesë persona, të cilët posedonin armë zjarri, si dhe janë sekuestruar dy pistoleta. Te arrestuarit raportohet se ndodheshin në lokal, ndërsa ishin në vëzhgim prej muajsh nga agjentë civilë. Ky aksion policor po zhvillohet në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli”. Kujtojmë se operacioni antidrogë u shtri në disa qytete të vendit dhe çoi në pranga 233 persona, si dhe u shpallën në kërkim 82 të tjerë. Gjatë këtij aksioni policor i nisur prej muajsh u sekuestruan 829 kanabis, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi, si dhe një shumë e madhe parash, një lloj droge e re, në formë xhelatine e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë. Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.