Rekord infektimesh me Covid në Maqedoninë e Veriut, rekord viktimash në Greqi

20/03 18:39
Credits to Apollon TV

Maqedonia e Veriut ka shënuar rekord rastesh të reja me COVID-19, po ashtu edhe numri i testeve ka qenë i madh.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, në 24 orët e fundit janë kryer plot 5057 testime dhe prej tyre 1299 kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3448.

Ndërkohë në Greqi janë 2532 raste të reja me Covid dhe 60 viktima, duke e çuar në 235.611 numrin total të të prekurve dhe 7421 atë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.