Rehabilitohet kanali i Çukës, u shërben rreth 10 mijë fermerëve të Fierit dhe Lushnjes

11/06 14:07
Credits to Apollon TV
Rehabilitohet kanali i Çukës, u shërben rreth 10 mijë fermerëve të Fierit dhe Lushnjes

Rehabilitimi i kanalit të Çukës është një nga veprat e fundit që ka kryer Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi informoi se kanali është në gjendje të plotë pune, dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë fermerët.

“Gjatë vizitave në terren, pata mundësi të ndaloja dhe të shikoja nga afër kanalin kryesor të ujitjes, dega e Çukasit, që furnizohet nga Rezervuari i Thanës, një nga rezervuarët më të mëdhenj në Ballkan, rehabilituar së fundmi nëpërmjet financimit të Bankës Botërore”, tha Ekonomi.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.