Regjistrohet në KQZ koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim, këto janë 14 partitë opozitare që garojnë me listë të përbashkët në 25 prill

24/02 23:08
Credits to Apollon TV
Regjistrohet në KQZ koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim, këto janë 14 partitë opozitare që garojnë me listë të përbashkët në 25 prill

Koalicioni i Partisë Demokratike me aleatët e saj është regjistruar në KQZ me emrin “PD-Aleanca për Ndryshim”. Ka qenë përfaqësuesi i koalicionit Ivi Kaso ai që ka dorëzuar listën e partive që janë pjesë e koalicionit.

“Koalicioni do të garantojë fitoren me datë 25 Prill. Firmosën të gjitha partitë. Tani pritet vetëm vota plebishitare shqiptare me datë 25 Prill”, tha Kaso.

Janë 14 parti që do të udhëhiqen nga Partia Demokratike dhe do të kandidojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha arriti marëveshjet me Nard Ndokën e Partisë Demokristiane, Bamir Topin e FRD-së, Fatmir Mediun e PR-së dhe Shpëtim Idrizin e PDIU-së.

Ndërkohë LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.

Kjo është lista e plotë e partive të koalicionit opozitar:

PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.