Refuzimi i mësuesve për vaksinën anti-COVID/ Manastirliu në Fieri: S’është në përqindje alarmante! Mund ta bëjnë në një moment të dytë

17/03 10:58
Credits to Apollon TV

Nga Fieri, ku po mbikëqyrte procesin e vaksinimit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu tha se refuzimi i mësuesve nuk është në një përqindje alarmante për bërjen e vaksinës. Ajo shtoi se kjo vaksinë mund ta bëjnë edhe në një moment të dytë.

Nuk ka pasur një përqindje që të na alarmojë në këtë pjesë pasi bëhet një vlerësim i mësuesve paraprakisht para se të bëhet vaksina, si është gjendja, jepet rekomandimi nga mjeku përkatës, nëse heziton dhe do ta bëjë në një moment të dytë, shkruan arsyen në formular, vaksina nuk është e detyrueshme, por është e këshillueshme”, tha Manastirliu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.