Rasti i parë në botë, mori vaksinën kundër Covid në janar, infermierja sjell në jetë foshnjën me antitrupa

Një grua në Florida që ishte vaksinuar kundër koronavirusit, ka lindur fëmijën me antitrupa, duke u bërë kështu rasti i parë në botë.
Mjeket që e zbuluan këtë rast thanë se gruaja e kishte marrë vakinën në janar dhe se imunitetin e kishte kaluar edhe tek fëmija e saj.
Doktor Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna gjatë muajit janar, asokohe ishte 36 javë shtatzënë.
Pas pak javësh infermiera ka sjellë në jetë vajzën e saj që kishte antitrupa.
“Për njohuritë tona, ky është rasti i parë në botë që u raportua për një fëmijë të lindur me antitrupa pas vaksinimit të nënës”, tha Gilbert.
TË NGJASHME