Rastet e shumta detyrojnë autoritetet në Athinë të zbatojnë masa më të rrepta të ”Lock-Down”

29/01 20:10
Credits to Apollon TV

Athina i rikthehet masave më të rrepta kufizuese të ”Lock-Down” për shkak se shifrat e COVID-19 gjatë janarit u rritën.

Në fakt autoritetet kishin në plan një lehtësim masash me fillimin e vaksinimit, por duket se shifrat nuk janë ndalur.

Dyqanet e pakicës do të mbyllen kurse ka ‘rënë’ dhe plani i hapjes së shkollave, duke rikthyer në ambientet shkollore vetëm 3 klasat e para, të tjerët online nga shtëpia.

Nuk mbetet me kaq, pasi jo vetëm Attica do jetë nën ”Lock-Down”, por edhe 10 bashki të tjera, po ashtu dhe ishulli Lesvos në Egjeun lindor.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.