
Raporti për zgjedhjet e 14 majit, Ambasada e SHBA: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR

Ambasada e SHBA ka reaguar pas raportit të fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se qeveria, partitë dhe institucionet të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it.
Ndër të tjerash, ritheksohet mbështetja e Shtetet e Bashkuara për të adresuar të gjitha rekomandimet e ODIHR, për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
Në rekomandimet ODIHR-it, pëfshiheshin keqpërdorimi i burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit.
Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë,” thuhet në njoftim.