Raporti i ri Home Office në Britani: Nuk pranojmë më asnjë kërkese për azil nga shqiptarët!

12/06 15:11
Credits to Apollon TV
Raporti i ri Home Office në Britani: Nuk pranojmë më asnjë kërkese për azil nga shqiptarët!

Komisioni i Çështjeve të Brendshme i Home Office në Britanisë së Madhe ka dalë me konkluzion të prerë në raportin e publikuar këtë të hënë: Në asnjë rast nuk do të ofrohet azil për shqiptarët pasi Shqipëria është një vend i sigurt, nuk është në luftë dhe si vend kandidat aspiron për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Britania e Madhe nuk ka asnjë bazë që të pranojë mijëra kërkesat për azil nga qytetarët shqiptare konstaton Komiteti i çështjeve të brendshme. Gjithsesi theksohet se disa qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil me argumentin se janë viktima të trafikimit dhe se disa vajza dhe gra janë të rrezikuara nga ky lloj krimi. Në raport bëhet me dije se Britania e Madhe ka detyrimin të mbështesë viktimat e trafikimit dhe t’i kthejë në Shqipëri vetëm nëse do merren masat e duhur për t’i mbrojtur ata. Në gjuhën e shifrave, vitin e kaluar një e katërta e 45,755 njerëzve që kaluan “La Manshin” me varka të vogla erdhën nga Shqipëria dhe shumica kërkuan azil.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.