Raporte fiktive dhe ndërtime pa leje; Prangoset kryeinspektori i IMT dhe 3 vartësit e tij në Dibër, në hetim dhe zyrtarë të tjerë

16/07 9:29
Credits to Apollon TV
Raporte fiktive dhe ndërtime pa leje; Prangoset kryeinspektori i IMT dhe 3 vartësit e tij në Dibër, në hetim dhe zyrtarë të tjerë

Kryeinspekektori i IMT-së në Dibër dhe 3 vartës të tij janë arrestuar nga Policia pasi, nuk kontrollonin territorin, kanë përpiluar akte administrative fiktive dhe kanë lejuar dy sshtetas të ndërtojnë pa leje. Në kërkim është shpallur ih-kryeinspektori, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Inspektorati”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

 Fitim Raska, 33 vjeç, banues në Arras, Dibër, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

• Jetmir Osmani, 32 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

• Shpëtim Iskurti, 51 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

 Agim Cena, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ermal Xhaka, 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. XH., u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë me detyrë të ngarkuar për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e territorit në juridiksionin e bashkisë Dibër, nuk kanë ushtruar kontrollin konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në emër dhe për llogari të përfituesve, shtetasve Sh. B. dhe B. B..

Po në vijim të hetimeve për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ka nisur procedimi penal dhe për shtetasit B. Sh., 62 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtor i DPKZHT-së bashkia Dibër, A. C., 29 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç,  banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni për shtetasin Sh. B. dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.