
RAMA U THOTË NË SY, MINISTRAVE, DEPUTETËVE E KRYEBASHKIAKËVE: JU KENI PENGUAR PUNËN NË KADASTËR

Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy sot ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve se ata kanë penguar punën dhe transformimin e Kadastrës, duke e kthyer në një fole qokash. Kadastra është bankë, është njësoj si bankaqendrore e Shqipërisë njësoj si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve, ku garantohen ndërveprimet e tyre me paranë dhe si çdo bankë kadastra nuk është një fole për qoka, është shprehur kryeministri Rama