Rama thirrje Kurtit e Vuçiç: Veproni me përgjegjësi e maturi, mbrojmë Kosovën

30/09 14:48
Credits to Apollon TV
Rama thirrje Kurtit e Vuçiç: Veproni me përgjegjësi e maturi, mbrojmë Kosovën

Pas thirrjes publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Serbinë nëpërmjet Koordinatorit për Sigurinë John Kirby, për të tërhequr ushtrinë e saj nga kufiri me Kosovën, ka reaguar edhe Tirana zyrtare. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, i bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi e maturi. Teksa paralajmëron se vendi ynë është i përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së Kosovës.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Një natë më parë, SHBA kërkoi nga Serbia largimin e ushtrisë nga kufiri I Kosovës, teksa nga ana tjetër NATO ka dislokuar forca shtesë në Kosovë. Një battalion ushtarak ka vendosur ta shtojë edhe Britania e madhe për ruajtjen e sigurisë, pas sulmit terrorist që I mori jetën 1 efektivi policie teksa mbetën të plagosur 3 të tjerë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.