Rama: Së shpejti Komitet i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë të SHBA-së, Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë

20/05 20:45
Credits to Apollon TV
Rama: Së shpejti Komitet i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë të SHBA-së, Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një komitetit të përbashkët me Dhomat e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë. Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se ky komitet do t’i japë biznesit vendas dhe të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë.

“Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë”, shkruan Rama në Facebook.

Ai e shoqëron postimin edhe me foto nga takimi, ku janë të pranishëm ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ambasadori italian Bucci dhe përfaqësues të dhomave te tregtisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.