Rama preu shiritin me ”vëllanë” e tij Erdogan/ Çfarë ndodh sot në spitalin e Fierit, dyer të mbyllura, punime të papërfunduara dhe…

22/04 12:22
Credits to Apollon TV
Rama preu shiritin me ”vëllanë” e tij Erdogan/ Çfarë ndodh sot në spitalin e Fierit, dyer të mbyllura, punime të papërfunduara dhe…

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të FIerit ishte si një lloj basti midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan. Rama nuk e besonte se spitali mund të ishte gati para zgjedhjeve, ndërsa Erdogan dërgoi inxhinnierë dhe punëtorë për t’a ndërtuar sa m shpejt spitalin.

Stafi i spitalit Rajonal i Fierit pritet të jetë një staf menaxherial turk, ndërsa do të ketë edhe infermierë dhe mjekë shqiptarë të punësuar.

Ditën e djeshme u bë inagurimi i spitalit Rajonal të Fierit ku ishte present Kryeministri shqiptar Edi Rama, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, disa përfaqësues nga Turqia dhe Presidenti i Turqisë Erdogan në një lidhje direkte.

Në ditën e inagurimit u vu re një prani e madhe jo vetëm e personaliteteve shtetërore por edhe qytetarëve.

Ndërsa sot një ditë pas inagurimit, ambienti para spitalit Rajonal të Fierit duket i zbrazët në krahasim me ditët e kaluara.

Dyert e spitalit janë të mbyllura dhe ende vijojnë punimet, ndërkohë që para sheshit kryesor janë vetëm rojet bashkiake.

Rruga e cila të çon tek spitali i inaguruar ditën e djeshme, vijon të jetë e amortizuar dhe janë vënë sinjalistika treguese vetëm tek rrethrrotullimi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.