Rama: Presim konfirmimin nga AstraZeneca për 360 mijë doza, “Do vaksinojmë të moshuar që janë personalitete”

17/02 9:53
Credits to Apollon TV
Rama: Presim konfirmimin nga AstraZeneca për 360 mijë doza, “Do vaksinojmë të moshuar që janë personalitete”

Kryeminsitri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë për media është shprehur se do të fillojë vaksinimi i personalitetetve të moshuar.

Ai është shprehur se nesër do të fillojë edhe vaksinimi edhe në Vlorë.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se brenda14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin anti-COVID, duke theksuar se ata që duan dhe se nuk do të jetë me detyrim.

“Rreth 1000 persona do përfundojnë vaksinimin këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime.  Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe atu kemi shumë shpresë realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin anti-COVID

Kur erdhën vakinat nuk i pritëm juve e hapët syrin shumë fort dhe pretenduar të kundërtën pse vijnë fshehur, po bëjnë propagandë, kur shkojmë pse shkojnë cfarë është kjo propagandë. Duke qënë se njerzimi dhe kombi ynë nuk e zgjidh cfarë uji ti japin gomarit unë bëj atë që mendoj se është e drejtë. Gomari jam unë në këtë rast. Por kam një që jam ai që e coj në destinancion porosinë,” tha Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.