
RAMA PODCAST ME BASHKËSHORTIN E AMBASADORES SUEDEZE: MIKPRITJA ËSHTË NË ADN TONË!

Në podcastin e radhës kryeministri Rama kishte të ftuar shkrimtarin Kristoffer Leandoer. Si bashkëshort i ambasadores së Suedisë në vendin tonë, Leandoer ka jetuar për disa vite në Shqipëri dhe flet për të veçantat e popullit tonë.Më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë, është shprehur ndër të tjera Leandoer