Rama përcakton sloganin e fushatës, ‘thërret në ndihmë’ logon e PS dhe heq Rilindjen, përmend edhe Fatos Nanon

08/03 19:55
Credits to Apollon TV

Partia Socialiste ka përcaktuar sot sloganin e fushatës e cila starton për pak ditë. Këto zgjedhje do të kenë si slogan nga PS, “Shqipëria e ardhmja jonë!”.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot, pak orë para përfundimit të afatit të fundit për dorëzimin e listave të deputetëve, ka treguar objektivat e partisë në këto zgjedhje dhe emrat që do të kryesojnë listat në 12 qarqet e vendit.

Mirëpo siç shihet edhe pas tij, është rikthyer logoja e vjetër e PS, e duket se Rama ka larguar stemën e Rilindjes. Kreu i Qeverisë ka “thirrur në ndihmë” edhe Fatos Nanon, duke e përmendur si frymëzues për të ndjekur vijën e tij.

“Sot do të zyrtarizojmë me Kryesinë e Partisë formacionin e skudrës tonë kombëtare për zgjedhjet e 25prillit. PS ka lindur nga vullneti i posacëm i vetëndryshimit. Vetëndryshimi është pika e parë e manualit të drejtimit të PS, që e kishte si pikë referimi Fatos Nano, dhe unë jam përpjekur ta forcoj në vetëdijen e kësaj partie. Ne mbetemi alternative më e pëlqyer e shqiptarëve, pasi më të mirë se ne nuk ka, pasi asnjë më mirë se ne nuk di të vetëndryshojë”, tha Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.