Rama paralajmëron kryebashkiakët: Vendosini gishtin kokës dhe bëni kujdes me prokurimet publike

09/07 12:48
Credits to Apollon TV
Rama paralajmëron kryebashkiakët: Vendosini gishtin kokës dhe bëni kujdes me prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kryebashkiakët e tij, vetëm pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjes për “shpërdorim detyre”.

Rama u ka thënë kryebashkiakëve socialistë, teksa i ka mbledhur sot në një takim në kryeministri që “t’i vënë gishtin kokës”, dhe të bëjnë kujdes me prokurimet publike, pasi do të përballen jo më me gjoba, por me denoncim në SPAK, në rast të identifikimit të problematikave.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Arsyeja e parë themelore pse u thirra, troç, t’i vini gishtin kokës, mandati ynë i tretë kërkon një përkushtim të trefishtë, një seriozitet të trefishtë për t’i shërbyer këtij populli. Trefishim të performancës tonë.

Më ra në sy se pas takimit të djeshëm me drejtuesit e policisë së shtetit, disa ishin shprehur se unë isha kujtuar vonë, për të kërkuar, mbrojtjen e territorit dhe korrupsionit në polici që e shoqëron në çdo hap si hije, dhe në luftën kundër rryshfetit në radhët e policisë që ka rifilluar të shfaqet. Nuk është aspak e vërtetë, as unë nuk jam kujtuar vonë, as gjërat nuk janë njësoj.

Prokurimet publike, kërkoj vëmendjen duaj në këtë aspekt. Deri në fund të mandatit për të garantuar cilësi, transparencë dhe shpejtësi në prokurimet publike. Duke qenë se pakënaqësia është që nga dita e parë, do të jetë e tillë deri në ditën e fundit, me veten qeverinë dhe ju, edhe për prokurimet publike kam kërkuar reformimin e mëtejshëm. Dhe pas një pune 2 vjeçare, për ta reformuar më tutje është miratuar paketa e re ligjore në fushën e prokurimeve publike.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.