Rama :Nisim vaksinim në janar, kemi rënë dakord parimisht me Pfizer

30/12 16:27
Credits to Apollon TV
Rama :Nisim vaksinim në janar, kemi rënë dakord parimisht me Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët në këtë kohë pandemie. Mësohet se është rënë dakort në pranim me kompaninë Pfizer që të nis vaksinimi anti-covid në muajin janar. 

Mes të tjerash ai nuk i kursen qëndrimet e tij kundër BE-së për diferencimin që i bëri në këtë proces Ballkanit.

REAGIMI I RAMËS
Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!
I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.