Rama nga Shkodra jep lajmin e mirë: Do vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash, fillojmë me kategoritë 60 vjeç

18/03 11:42
Credits to Apollon TV
Rama nga Shkodra jep lajmin e mirë: Do vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash, fillojmë me kategoritë 60 vjeç

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Shkodër, ku ka filluar procesi i vaksinim i mësuesve me AstraZenca.

Rama është shprehur se shumë shpejt do të ketë një sasi të konsiderusehsme vaksinash, që do të bëjë të mundur që qytetarët të shumë të marrin dozën.

Ai është shprehur se sapo të mbërrinjë dozat e radha do të vijojë vaksinimi i personave mbi 60-vjeç.

“E rëndesishmë është që të rrisim intesitetin, të vaksinojme dhe të ulim hallkat e zinxhirit të infektimeve dhe të lehtesojmë sezonin turistik si fillim. Besoj që do kemi më në fund lajme të mira dhe do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për tu shtritë shumë fort përtej ketyre kategorive për të marrë mbarë gjithë kategorinë tek mosha mbi 60 dhe pastaj për të vazhduar nën 60 me atë objekyiv që thashë”, tha Rama.

Rama është pyetur nga gazetarët nëse po bëhet me e vështurë menaxhimi i pandemisë për shkak të fushatës.

“Jo nuk janë sjelljet e partive politike sepse zakoni për t’i futur gjithë në një thes është një sjellje e vjetër. Nuk ka lidhje fare sepse janë partitë e KÇK bashkë me dhendrrin përpara dhe gjinden spontanisht, dalin disa dasmore me flamuj me dy fishta, me ulerima edhe krijojne një vater potenciale infektive ne mes te qytetit. Kjo është sfida e sfidave sepse nuk ka as parti as termina elektoral dhe asnjë lidhje me dallimet qe kemi me çdo shoqeri tjetër në një bote normale,” tha Rama ndër të tjeta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.