Rama: Nga nesër do të ketë shtrëngim të masave

09/02 12:14
Credits to Apollon TV
Rama: Nga nesër do të ketë shtrëngim të masave

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për media të mbajtur ditën e sotme me gazetarët ishte i prerë për sa i përket ashpërsimit ose jo të masave.

Rama u shpreh se Komiteti Teknik pritet të mbidhet ditën e nesërme ku dhe do të vendoset me shumë gjasa ashpërsimi i masave anti-Covid në vend.

Është një barcaletë në Francë shumë popullore: Dikush pyeste një virolog të famshëm,  a është e vërtetë që covidi do të ndërrojë formë aq shpesh sa do të bëhet e pamundur për ta neutriliztra ai tha nuk e di se nuk jam gazetar.

Këtë e them se të gjithë gazetarët dhe sidomos analistët në këtë fazë kanë një ngutje të madhe për të nxjerrë konkluzione shkencore apo bërë hamendësime. Arsyet që u mbyllëm dje dhe p-se nuk u mbyllëm sot nuk jam në gjendje ti gjej sepse ndoshta është shumë e thellë lidhja. Masat nuk do ta shmangin dot infektimin, ulin ritmin e infektimit dhe për ta garantuar që sistemi ti përgjigjet nevojës së njerëzve për të marrë shërbim dhe infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi.

Kjo është dinamika mbi të cilën të gjithë shtetet marrin vendimet. Gjermania u mbyll dhe pati një rritje të madhe gjatë fundit të vitit të shkuar. Ne nuk jemi të shqetësuar për numrat, tyani jemi brenda parashikimit. Edhe sikur të jemi mbyllur na duhet të presim gjatë derisa të vijnë vaksinat. Prandaj do ketë një shtrëngim të amsave komiteti mblidhet nesër”, tha Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.