Rama në Vlorë: Të rinjtë do fitojnë 1000 deri në 6000 euro nga interneti

18/02 18:37
Credits to Apollon TV
Rama në Vlorë: Të rinjtë do fitojnë 1000 deri në 6000 euro nga interneti

Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se duhet të nisë procesi për të bërë gati qendrën për të rinjtë për të hyrë në fushën e kodimit ku përmes internetit do fitojnë nga 1000 deri në 6000 euro. Rama u shpreh se kjo është e ardhmja në sensin e punësimit për të rinjtë e sotëm. Ai tha se duhen krijuar hapësira edhe për të moshuarit.

“Do kthehet në objekt publik dhe unë bëra një diskutim të gjatë me arkitekte që të jetë një qendër me disa komponentë dhe një komponentët kryesor të jetë qendra për të gjithë proceset e IT për të rinjtë në mënyrë që të krijojnë rrjetin me bërthamën e nisur në Tiranë, me Korçën që ka avancuar me Vlorën. Kemi një aset fantastik këtu që mund të transformohet.

T’i japim mundësi të rinjve të kenë akses në këtë aktivitet dhe të hyjnë në botën e kodimit dhe të gjithë shërbime globale online që pa lëvizur nga Vlora të jenë të punësuar në tregun global dhe të kenë paga që shkojnë nga 1000 mijë euro në vitin e parë deri në 5 dhe 6 në varësi të aftësive. Kjo është e ardhmja për të rinjtë në sensin e punësimit.

Të ketë hapësira edhe për të moshuarit, kalamajtë, shërbimet publike që janë të përqendruara dhe ofrojnë mundësi të drejtpërdrejta. Kemi diskutuar një çarje që objekti të qëndrojë bashkë port ë krijojë korridore për t’u bërë zemër e gjithë kësaj hapësire.

Këtu nuk duhet të ketë trafik fare. Bëhet rikonceptimi i sheshit si është. Tempulli i pavarësisë vendoset këtu dhe shërben edhe si treg I fundjavës si është në vendet e tjera. Dhe ajo që kemi diskutuar lidhja me shkallaren e varrezës së dëshmorëve. Kështu krijohet një vijë e re dhe një mikroblulevard midis zonës ku mbaron tempulli. Do lulëzohen edhe varrezët e dëshmorëve“, tha Rama

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.