
Rama ne Vlore per nisjen e procesit te vaksinimit sulmon edhe Meten

Kreu i qeverisë Edi Rama është duke folur nga qyteti i Vlorës për procesin e vaksinimit, ku tha se të dielën do të vaksinohen personalitetet e moshuara, përveç mjekëve dhe personave që qendrojnë në shtëpitë e të moshuarve.
”Do shtrihet intensivisht në radhët e mjekëve dhe infermierëve. Dhe shumë shpejt të gjithë do jenë të vaksinuar. Do mbarojë shumë shpejt në shtëpitë e të moshuarve.
Të dielën do të vazhdojmë disa personalitet 80 e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori dhe ndërkohë vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim. Brenda muajin mars do kemi 40 mijë doza e para të Pfizer”, u shpreh Rama nga Vlora.
Ndërkohë që kreu i qeverisë ka sulmuar dhe presidentin, që sipas tij është duke shpërdoruar detyrën në favor të ”ndërmarrjes së gruas së tij”