Rama: Mbrojtja e Territorit, prioritet i njëjtë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit

14/05 13:09
Credits to Apollon TV
Rama: Mbrojtja e Territorit, prioritet i njëjtë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Këtë mesazh përcolli kryeministri Rama në aktivitetin e organizuar me këtë rast. Sipas tij çdo krim ndaj territorit duhet të jetë i barasvleshëm për policinë me çdo krim tjetër.

“Paketë aktesh rregullatore mbi të cilat duhet të funksionojë kjo fazë e re ku sikurse e tha dhe ministri i brendshëm çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë i barasvlefshëm me çdo aspekt të saj që nga krimi dhe korrupsioni te trafiku i lëndëve narkotike.  E pamundur të vazhdojë të tolerohet një situatë e tillë”.

Duke folur për ndërtimet pa leje ai tha se Policia është e vetmja që duhet të marrë të përgjegjësinë se duhet të harmonizojë të gjithë institucionet e tjera. Rama theksoi se Policisë do t’i vihet në dispozicion informacioni për aktivitetin e lejuar në zonë.

Ligji ndalon çdo lloj leje ndërtimi 20 metra nga rruga, të paktën duhet të respektojnë për aq sa është e lejueshme në hapësirë në pjesën e detyrimeve që ka shteti për të garantuar sigurinë në qarkullim. Të kemi një imazh të kuruar të këtij vendi që e quajmë turistik. Por nëse nuk bëhet pjesë e mendësisë së drejtuesve të qarkullimit rrugor është betejë e humbur. Kjo është policia e shtetit që shfarosi fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit. Pse nuk u bëka e njëjta gjë me një aktivitet që është shumë më i lexueshëm për sytë e të gjithë trupës së shtetit. Nuk bëhet fjalë për fusha të mbjella në male, por për ndërtime në sytë e të gjithëve, për ndërtime në rërë pse u bëka për një fshatar në majë të malit dhe jo për ata që ndërtojnë në buzë të detit. Policia është e vetmja që duhet të marrë të gjithë përgjegjësinë se duhet të harmonizojë gjithë institucionet e tjera. Nëse merr përgjegjësinë e plotë dhe vepron me sy hapur dhe institucionet e tjera do ta kenë të pamundur për të mbyllur sytë. Lejet e ndërtimit do t’i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit për të pasur informacion pamundësi që çfarë aktiviteti është i lejuar në zonë. Duke filluar nga zonat turistike dhe të mbrojtura e trashëgimia kulturore, nga qytetet dhe pa u hallakatur në maja malesh kur rregullon një mur apo çati”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.