Rama mbledh Asamblenë Priten ndryshime në parti dhe qeveri, emrat e përfolur

28/08 15:39
Credits to Apollon TV
Rama mbledh Asamblenë  Priten ndryshime në parti dhe qeveri, emrat e përfolur
Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë asamblenë kombëtare më 4 shtator në orën 16 e 30 minuta në Xibrakë. Sikurse e paralajmëroi edhe në konferencën me gazetarët, asambleja do të sjellë surpriza brenda selisë rozë, jo vetëm në riorganzimin dhe riformatimin e strukturave përbërëse të partisë, por veçanërisht në caktimin e ministrave të kabinetit qeveritar.
Shkarkimi i Damian Gjiknurit si sekretar i përgjithshëm i partisë solli emërimin e Blendi Klosit si sekretar i komanduar i Partisë Socialiste. Pritet që në asamblenë e shtatorit, Klosi të konfirmohet përfundimisht në detyrë dhe bashkë me të, të caktohen edhe sekretarët e tjerë të kësaj force politike.
Ndryshimi i parë i Ramës në kabinet qeveritar ishte shkarkimi i Bledi Çuçit si ministër i brendshëm, dhe emërimi i Taulant Ballës në këtë detyrë. Pezullimi i fondit IPARD të Bashkimit Europian pas hetimeve të OLAF, ve në pikëpyetje qëndrimin e Frida Krifcës në detyrë si ministre e bujqësisë. Një tjetër emër i lakuar që mund të largohet nga detyra është edhe ai i ministres së financave, Delina Ibrahimaj.
Me fillimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë paralajmëruar të kenë edhe një vendimmarrje lidhur me ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, i cili edhe pse i shpallur në kërkim ndërkombëtar, vijon të gëzojë mandatin e deputetit.
https://youtu.be/xlUd3PQe7OY

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.