
Rama mbërrin në sheshin “Skënderbej”, sheh nga afër procesin e vaksinimit masiv: Të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jetë vaksinuar e gjithë popullsia


Kryeministri Edi Rama së bashku me minsitren e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu, ministrin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun Erion Veliaj kanë parë nga afër procesin e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”.
Rama u ka uruar shëndet qytetarëve të cilët tani e kanë marrë dozën e vaksinës kinize Cinovax.
Ndër të tjera në një deklaratë për media Rama është shprehur i bindur se deri në pranverën e ardhshme do të jetë vaksinuar e gjithë popullsia.
“Kemi vendosur afat qershorin që mos të na thoni që nuk e mbajtëm fjalën. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme të jetë vaksinuar e gjithë popullsia, por mendoj që mund ta bëjmë edhe më parë.
Vaksinimi mund të bëhet në të katërt turnet. Njerëzit janë të lirë që të vaksinohen dhe kush ka vendosur që të vaksinohet ta bëjë një orë e më parë. Mos ua qani hallin atyre që vaksinohen se ata po çlirohen nga një stres i madh”,- tha Rama.
Kujtojmë që sot ka nisur vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej” dhe Manastirliu mbrëmë në një intervistë u shpreh se objektivi i tyre është që të vakinohen rreth 10-15 mijë persosna në ditë.