Rama mbërrin në Greqi, ZBULON se çfarë do të bisedojë me Mitzotakis

08/01 10:05
Credits to Apollon TV
Rama mbërrin në Greqi, ZBULON se çfarë do të bisedojë me Mitzotakis

Kryeministri Edi Rama nga Turqia ka udhëtuar në drejtim të Greqisë për t’u takuar me homologun e tij, Mitzotakis.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zbuluar temat me të cilat do të bisedojë me kryeministrin grek. Siç ka lajmëruar më herët, ai do të zhvillojë një drekë pune me Kyriakos Mitsotakis.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”,- shkruan Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.