Rama kritikoi BE që s’e ndihmoi Shqipërinë me vaksina antiCOVID, Ambasada Franceze: S’mund të sulmohet kështu një vend mik dhe aleat

16/01 11:55
Credits to Apollon TV
Rama kritikoi BE që s’e ndihmoi Shqipërinë me vaksina antiCOVID, Ambasada Franceze:  S’mund të sulmohet kështu një vend mik dhe aleat

Ambasada Franceze është shprehur e habitur me deklarata e kryeministrit Edi Ram në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit. Në një letër dërguar ministrisë së Jashtme, Ambasada Franceze shkruan se BE është donatori më i madh në vend me 100 milion euro. Ajo shkruan se një vend mik dhe alet nuk mund të sulmohet në këtë mënyrë, ndërsa mohon se Franca të ketë stok vaksinash. Madje Ambasada Franceze shkruan se nuk është e vërtetë që 2.3 mld doza të vaksinës anti-covid  të jenë vetëm për vendet e BE-së por edhe për vendet fqinje.

Letra e plotë

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA. 

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.