“Rama ik” në Kuvendin e PD/ Lulzim Basha thotë se do futet në Parlament, por s’njeh 25 prillin: Krim që kërkon ndëshkim!

17/07 12:21
Credits to Apollon TV
“Rama ik” në Kuvendin e PD/ Lulzim Basha thotë se do futet në Parlament, por s’njeh 25 prillin: Krim që kërkon ndëshkim!

Lulzim Basha është shprehur nga Kuvendi Kombëtar i PD se, ata do të jenë në Parlament në shtator, ku do të zhvillohet një pjesë e betejës së opozitës, shkruan newsbomb.al. “Platformën tonë do ta çojmë edhe në Parlament, ku do të zhvillohet një pjesë e betejës sonë”, tha ai.

Mirëpo, pak pas kësaj deklarate, kreu i PD u shpreh se ata nuk e njohin 25 prillin. Në sallë janë dëgjuar dhe thirrje “Rama ik” dhe kreu i PD për një moment ndaloi fjalën e tij.

“Ne nuk kemi vetëm shpresën, ne besojmë dhe jemi të bindur se kemi dhe zgjidhjen. Motra dhe vëllezër, sot na mbledh fati i përbashkët, misioni për të cilën ka lindur dhe eksizton kjo familje: një Shqipëri demokratike dhe europiane.

Ne, demokratët, nuk dorëzohemi përballë padrejtësive, nuk heqim dorë nga Shqipëria. DO luftojmë me forcën tonë kundër këtij regjimi. Ne e dimë që Edi Rama është armiku i demokracisë. Të gjithë e dinë që Edi Rama i ka blerë zgjedhjet. Për ne, 25 prilli nuk është një histori e mbyllur, por është një krim që kërkon ndëshkim.

Ne nuk e njohim atë dhe autorët e saj duhet të mbajnë përgjegjësi për çfarë i kanë bërë vendit dhe demokracisë. Ne nuk do t’i reshtim përpjekjet tona, brenda dhe jashtë vendit, derisa për shqiptarët të vijë ndryshimi”, tha Basha.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.