Rama i përgjigjet kritikave pas deklaratave të Kosovës: Keqardhje për ata që deformojnë qëndrimet e mia

29/09 18:15
Credits to Apollon TV
Rama i përgjigjet kritikave pas deklaratave të Kosovës: Keqardhje për ata që deformojnë qëndrimet e mia

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave që kanë shpërthyer pas deklaratës së bërë një ditë më parë, ku hodhi idenë që KFOR-i të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës.

Me anë të një shkimi në rrjetetin social “X”, Rama ka listuar 4 arsye, ku nxjerr në pah se alternativa e tij është zgjedhja më e mirë, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant.

Teksa flet për kritikët e tij në Prishtinë, Rama shkuan se nuk po fokusohen te sfida e jashtëzakonshme që kanë, ata “thurin” teori konspirative duke e etiketuar si “vëllanë e Vuçiçit”.

Rama i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thekson se KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë dhe një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi.

“Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!“ shkruan Rama.

Kryeministri e mbyll sqarimin e tij, duke e konsideruar sa të dhimbshme, aq edhe qesharake, faktin që politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e tij.

“E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia.

Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur!” përfundon Rama.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.