Rama gjatë mesnatës poston foto nga sheshi “Skënderbej”: Bëhemi gati për të nisur vaksinimin masiv në gjithë Shqipërinë

28/03 5:56
Credits to Apollon TV
Rama gjatë mesnatës poston foto nga sheshi “Skënderbej”: Bëhemi gati për të nisur vaksinimin masiv në gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme ka postuar disa foto në rrjejet e tij sociale, nga sheshi “Skënderbej”, ku po bëhen gati çadrat për të nisur vaksinimin.

“Bëhemi gati për të nisur vaksinimin masiv në gjithë Shqipërinë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që sot në vendin tonë do të nisi vaksinimi masiv. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në sheshin “Skënderbej” do të ngrihen dy çadra të mëdha, të ndara me 10 dhomëza.

“2 ambiente, 2 çadra, do të jenë të ndara me dhomëza, 10 pika të regjistrimit, duke mundësuar një regjistrim të shpejtë, do të punojmë gjithë natën që ta bëjmë gjithë punën për vendosjen e materialeve, do të jenë edhe ambientet e ruajtjes së vaksinave dhe ekipi i vaksinatorëve është i trajnuar, nga nesër do të kemi në mbështetje edhe mjekë dhe infermierë të FA që do jenë në ndihmë të ekipeve të vaksinorëve”, tha Manastirliu në një intervistë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Imunizimet do të fillojnë për personat +70 vjeç me vaksinën kineze, ndërkohë që aplikimet mund të bëhen në portalin E-albania.




© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.