
Rama flet për spitalin e ri në Fier: Projekt i bërë prej vitesh, personeli i përbërë nga 50 turq dhe 320 shqiptar (Si do përzgjidhen)


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier së bashku me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku po zhvillojnë një bashkëbisedim me qytetarët.
Rama ka folur për spitalin e ri që do të ndërtohet në Fier, ku tha se se spitali që do të ndërtohet nuk është një propagandë, por një projek i bërë prej vitesh.
Ai ka treguar më shumë rreth spitalit duke thënë se spitali do të jetë i përbërë me 50 personel turk, dhe me 320 shqiptarë, të cilët do të zgjidhen nga turqit me anë të një testit, dhe që do kualifikohen më të mirët.
“Sot më në fund kemi mundësinë të shohim realizimin e këtij projekti. Kjo çështje ishte shtruar dhe më parë por për 1 mijë arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital sdo i shërbejë vetëm Fierit por një zone më të gjerë. Ai do jetë një spital pa pagesë, do pajiset nga Turqia. Spitali do të funksionojë me 50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personel turk do ketë që nga drejtuesi i spitalit. Personel shqiptarë do bëhet nga spitlai i Fierit në bazë të një testi që do të bëhet nga personeli turk. E fundit që është shumë e rëndësishme spitali rajonal do të jetë spitali i parë ku do të ndërtohet autonomia shoqërore,” tha Rama.