Rama e pranon që nuk ka fonde: Perëndimorët kur mbyllen kanë një llogari që u mbulon gjithçka

15/02 20:06
Credits to Apollon TV
Rama e pranon që nuk ka fonde: Perëndimorët kur mbyllen kanë një llogari që u mbulon gjithçka

I pyetur në lidhje me karantinën e disa zonave të caktuar para zgjedhjeve, kryeministri Rama tha se çdo vend i BE kur mbyllet ka një kosto që mbulon çdo gjë, por në qoftë se njerëzit nuk do të kufizohen dhe nuk do të respektojnë masat policore orari do të shkojë duke u ulur, ndërsa masat do të rriten.

“Po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie që është pandemia psiqike është reale kjo nuk është për të qeshur. I efekteve traumatike të kësaj kohe të gjithë lëshimeve, shtrëngimeve tek psiqika e kësaj dynjaje.

Kur një vend i BE mbyll ka një kosto evropiane që përgjigjet janë të gjitha komponentët që ne duhet t’i marrim në konsideratë. Nëse ne qëndrojmë në ekuilbër brenda parashikueshmërisë, nëse spitalet shërbejnë jeta do të vazhdoj.

Nuk është thjesht një arsyetim  në qoftë se njerëzit nuk do të kufizohen, nëse nuk do të respektojnë ato masa policore ora do të shkojë duke u ulur dhe masat do të rriten.

Duhet të kemi parasysh të gjitha këto të shohim hap pas hapi dinamikën. Secili të jap kontributin e vetë”- përgjigjet Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.