Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Slloveni, takimi i parë pas tensioneve në veri

28/08 15:31
Credits to Apollon TV
Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Slloveni, takimi i parë pas tensioneve në veri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurit po marrin pjesë në Samitin e Bledit në Slloveni, një rast ky mjaft i mirë për të shkrirë disi edhe akullin mes tyre, për shkak të tensioneve të krijuara që prej trazirave në veriun e Kosovës. Të dy lideerët shqipotarë mbërritën në Slloveni që të dielën dhe morën pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri vendas, teksa në një foto të shpërndarë, Rama e kurti shtrënguan duart para samitit.

Në këtë takim prezentë ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Albin Kurti reagoi edhe nëpërmjet një postimi në Twitter, ku vlerësoi rëndësinë e takimit dhe mbi të gjitha inkurajmin e marrë nga kryeministri slloven mbi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Mesazhe inkurajuese nga kryeministri slloven Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Kurti. Ky ëshhtë takimi i parë i Ramës me Kurtin pas më shumë se tre muajsh, pasi marrëdhëniet mes dy liderëve shqiptarë u tensionuan me nisjen e trazirave në veri të Kosovës, çështje për të cilën kryeministri shqiptar nuk i kurseu kritikat për homologun e tij.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.