Rama bie dakort me kërkesën e PD-së: Të ngrihet Komisioni i Posaçëm për një tjetër Reformë Zgjedhore

27/10 21:09
Credits to Apollon TV
Rama bie dakort me kërkesën e PD-së: Të ngrihet Komisioni i Posaçëm për një tjetër Reformë Zgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka rënë dakord me kërkesën e Partisdë Demokratike për të ngritur një Komision të Posaçëm për një Reformë të re Zgjedhore. Burime për mediat thonë se Rama ua komunikoi këtë vendim edhe drejtuesve të qarqeve në mbledhjen e sotme në selinë e PS.

Kjo kërkesë u depozitua ditën e sotme nga PD në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilën thuhet se Partia Demokratike ka konstatuar 5 tipologji shkeljesh të rënda që minuan procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Shitblerja masive e votës, shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm; vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale; ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhje; ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi, janë 5 tipologjitë e shkeljeve sipas PD.

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.