Rama batuta me Braçen në Myzeqe

22/12 18:41
Credits to Apollon TV
Rama batuta me Braçen në Myzeqe

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Lushnjë, në shkollën e Bashkuar të rindërtuar së fundmi në Fier-Seman, i shoqëruar nga deputeti i zonës Erion Braçe.

Teksa ka parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës, nuk kanë munguar as batutat me Braçen, ku me sa duket është bërë shkas futbolli.

“Shkolla e rilindur në Fier – Seman pret sot fëmijët në kushte optimale dhe i ofron edhe komunitetit një kompleks sportiv të standarteve europiane😍”, shkruan Rama.

BRAÇE: KEMI MARRË GJITHË HAPËSIRËN QË KISHTE, S’KEMI LËNË ASNJË GJË.
RAMA: TOPI PO PRET, POR PA KUNDËRSHTARË NUK LOZ DOT. ERIONI PO NUK ËSHTË PËR ATË PUNË.
BRAÇE: KJO ËSHTË NJË NGA 100 FUSHAT QË NA KËRKON SE Ç’ËSHTË NJË PRESIDENT FEDERATE.
RAMA: FILLOVE TANI, LËRË TANI.
BRAÇE: NE I KEMI BËRË PA NA THËNË AI DHE PA NA DHËNË NAI LEKË AI.
RAMA: FILLOVE LUFTËN TANI.
BRAÇE: AI E FILLOI, NUK FILLUAM NE, MUA KUSH MË NGACMON ZYSHËN KA PUNË. SHUMË E THJESHTË.
RAMA: PO AJO ÇFARË ËSHTË AJO.
FREDI BEJLERI: PËR FUSHËN E FUTBOLLIT DHE DHOMAT E ZHVESHJES.
RAMA: KËTË TA BËJË FEDERATA.
BRAÇE: KË TË BËJË FEDERATA. MOS MA FUT MUA KËTU ATË, I BËJMË VETË, NE NUK KEMI NEVOJË PËR…

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.