Rakacolli ZBULON nëse ka pasur raste me mpiksje gjaku dhe trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca në Shqipëri

16/03 20:21
Credits to Apollon TV

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka komentuar situatën e fundit lidhur me vaksinimin me AstraZeneca dhe pezullimin që po i bëhet në shumë shtete të botës.

Ajo tha se EMA dhe OBSH kanë reaguar duke i nxjerrë në pah më shumë efektet pozitive sesa rreziqet.

Ministrja tha se deri më tani fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast me mpiksje gjaku apo trombozë.

Rakacolli: A shkakton trombozë është enigmë, nuk është thënë plotësisht, deri tani është thënë që ngjarjet trombotike nuk kanë ndodhur si efekt anësor i vaksinës. Kanë ndodhur pak raste dhe është numër shumë i vogël për të thënë se përbën rrezik. Trombozat ndodhin edhe pa bërë vaksinën. Vaksina nuk të mbon nga sëmundjet e tjera, ndaj ehe nëse nuk do e kishin bërë vaksinën mund të pësonin trombozë. Nuk kemi të drejtë të spekulojmë. Në Shqipëri nuk kemi pasur raste trombotike pas vaksinimit me AstraZeneca.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.