RADOSTINË, MUNGESA E INFRASTRUKTURËS E KANALEVE TË DYTA UJITËSE, DEGRADON KULTURAT BUJQËSORE

10/06 18:27
Credits to Apollon TV
RADOSTINË, MUNGESA E INFRASTRUKTURËS E KANALEVE TË DYTA UJITËSE, DEGRADON KULTURAT BUJQËSORE

Rritja e kilometrave të kanaleve ujitëse të pastruara dhe mirëmbajtura nuk po i ndihmon fermerët e fshatit Radostinë për të ujitur kulturat bujqësore. Edhe në këtë sezon veror situata është e rënduar për shkak se kanalet nuk funksionojnë për mungesë uji. Ujitja është jetike për fermerët që paguajnë taksat lokale ,por nuk e marrin këtë shërbim shprehen banorët e Radostinës.Sipas tyre kanalet kryesore që janë rehabilituar dhe një pjesë e tyre edhe të betonizuar janë të mbushur me ujë , por problem mbetet infrastruktura ujitëse e kanaleve të dyta që nuk furnizohen me ujë.Të detyruar fermerët investojnë për blerjen e tubacioneve plastike dhe pompave mekanike për të siguruar ujin nga kanalet kryesore me kosto të lartë , të cilën nuk e justifikojnë prodhimet bujqësore. Ende nuk janë marrë masat që sezoni veror ti gjejë në gjëndje pune kanalet ujitëse për të cilët është investuar shumë nga qeveria , pushteti lokal dhe banka botërore të cilat nuk po funksionojnë në kohën kur ujitja e misrit , e kulturave perimore dhe foragjere që po  degradohen pohojnë fermerët e Radostinës për Tv Apollon.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.