RADOSTINË, BANORËT TË INDINJUAR PËR NDËRPRERJEN E PUNIMEVE TË RRUGËS

17/07 18:17
Credits to Apollon TV
RADOSTINË, BANORËT TË INDINJUAR PËR NDËRPRERJEN E PUNIMEVE TË RRUGËS

Rruga e Radostinës është në gjëndje alarmante prej më shumë se 5 muaj, që nga koha e fushatës elektorale, kohë kur filluan punimet për rikonstruksionin e saj , të ndërprera më pas dhe që nuk dihet se kur do të rifillojnë. Me këtë problem po përballen jo vetëm banorët e Radostinës , por edhe kalimtarët që frekuentojnë këtë segment rrugor. Banorët thonë se kjo rrugë është shumë e frekuentuar mirëpo pluhuri që thithin për cdo ditë dhe gropat e krijuara , e vështirësojnë qarkullimin dhe pengojnë komunikimin. Bashkia duhet të përdorë autobote për të lagur rrugën që mbushet gjithë pluhur nga qarkullimi i automjeteve deri në kohën e rifillimit të punimeve thonë banorët pasi në këto ditë të nxehta vere , nuk po hapin dot dyert e dritaret.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.